
Është në pranga në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi A.D., 48 vjeç, i cili është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Policia bën të ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata në Parto të Italisë, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)