Vritet një 57-vjeçar në Korçë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 20:45 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i cili mësohet se quhet Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës. Sipas Policisë, ka qenë pikërisht bashkëshortja që e ka gjetur të pajetë në shtëpi 57-vjeçarin, të vrarë me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorit ose autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos