
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për Ragip Hajdinin, i arrestuar pas grabitjes së Rinasit, i cili njihet edhe si “Daja nga Kosova”.N
Më 30 prill, Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg Hajdinin, të arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur më në 9 prill në aeroportin e Rinasit. Në atë kohë ai pati deklaruar se nuk ka lidhje me grabitjen, edhe pse dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarje, ku u grabitën miliona euro.
Ai pretendon se ka njohje familjare me të afërmit e Admir Muratajt, duke deklaruar se kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Admir Muratajt. (A2 Televizion)