
Prokuroria e Tiranës kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Admir Thanzën, ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetting-u.
Sipas prokurorisë, Thanza duhet të shpallet fajtor për veprën penale të "falsifikimit të vulave dhe formularëve", pasi nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë për të nga Gjykata e Pizas në Itali, në vitin 1999. (A2 Televizion)