All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ishte në arrest shtëpie, shqiptari kapet mat me shokët me “të bardhë” në tavolinë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 18:54 | Kronikë
Ishte në arrest shtëpie, shqiptari kapet mat me shokët me
All - Paragraf - 1

Një 53-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në arrest shtëpie, është rikthyer në qeli, pasi është kapur “mat” nga policia duke konsumuar kokainë në banesën e tij, së bashku me disa miq, ndërsa kishin shtruar edhe barbeque.

Shqiptari i arrestuar për trafik droge në muajin dhjetor ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie”, por kur policia i shkoi për një kontroll rutinë për të parë nëse ishte aty, karabinierët e gjetën 53-vjeçarin nën shoqërinë e disa miqve, në tarracën e shtëpisë, me skarë të ndezur dhe mish duke u pjekur në të.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, atyre iu gjetën në tavolinë 10 gramë kokainë, mbi 900 euro dhe materiale të tjera të dobishme për të paketuar gjithçka, përkatësinë e të cilave i mori përsipër shqiptari. Ky i fundit u rikthye kështu brenda qelive të burgut, duke rënduar pozitat e tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos