“Ishte një kohë kur në vend të lodrave përdoreshin armë”, KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Matit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 12:09 | Aktualitet
“Ishte një kohë kur në vend të lodrave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi në detyrë kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Shqyrtimi u bë pas kërkesës së Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit, pasi Malaj rezultonte i dënuar me 10 muaj burg, i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Me pesë vota pro, KQZ vendosi ta lërë kështu në detyrë Malajn. Prokuroria kishte konfirmuar se kryebashkiaku i Matit në mars të 1999 është përfshirë në një debat gjatë të cilit ka përdorur edhe armën, duke plagosur në këmbë një tjetër person. Për këtë shkak, në korrik të atij viti, Gjykata e Matit e ka shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.

Por anëtari i KQZ, Denar Biba, tha gjatë seancës se institucioni ishte në dijeni të këtij dënimi, por kishte miratuar kandidim për shkak se Prokuroria kishte deklaruar që vepra ishte e parashkruar.

I veçantë ishte edhe komenti i avokates së Malajt, Lindita Taka, e cila tha se vepra për të cilën ishte dënuar Malaj, ishte kryer kur ai ishte 18 vjeç. “Ishte një kohë kur në vend të lodrave përdoreshin armë”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos