Një ditë më parë janë nisur drejt Afganistanit dy kontingjente me ushtarë për në misionin “Resolute Support”.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook.
“Detyrimet e Shqipërisë ?? ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, shkruan ministrja, ndërsa bashkëngjitur ka ndarë edhe disa foto. (A2 Televizion)