Korçë, zjarr në një banesë, dëme të mëdha, por nuk ka të lënduar

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 20:08 | Aktualitet
Korçë, zjarr në një banesë, dëme të

Një banesë në qytetin e Korçës është shkrumbuar nga zjarri për shkaqe ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit juglindor. Forca të shumta zjarrfikëse kanë rrethuar vendngjarjen dhe mësohet se kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Sipas burimeve, fatmirësisht nuk ka viktima ose të lënduar nga familja që banonte në godinë, ndërkohë që raportohen dëme të mëdha materiale në brendësi. Dinamika mbetet ende e paqartë, por mendohet se zjarri ka marrë nga oxhaku, dhe ka përfshirë më vonë çatinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos