
Rudina Hajdari ishte e ftuar në emisionin Dita Jonë në A2, ku ndër të tjera u pyet dhe në lidhje me seancën dëgjimore në KPK të nënës së saj.
Deputetja demokrate deklaroi se kjo është një çështje që i përket drejtësisë duke uruar që ajo ta kalojë vettingun.
“Mamaja ime është përpara drejtësisë ashtu si çdo gjyqtar tjetër dhe unë uroj fort që ajo ta kalojë, por kjo çështje i përket drejtësisë dhe unë jam thjesht vajza e saj dhe i uroj gjithë të mirat. Mbetet një çështje për t’u parë”, deklaroi shkurtimisht Rudina Hajdari. (A2 Televizion)