Lojtarët e përfaqësueses së Kilit zgjodhën të mos luajnë në miqësoren ndaj Perusë, e parashikuar më 19 nëntor në Lima.
Vendimi u mor për shkak të krizës sociale që ka përfshirë vendin, prej afro një muaji. Diçka e tillë erdhi vetëm disa ditë pasi Konfederata amerikano-jugore vendosi të spostojë finalen e 23 nëntorit të Kupës Libertadores, ndërmjet Flamengos dhe River Plejt nga Santiago në Lima të Perusë.

Lojtarët e Kilit shprehën solidaritet, ndërsa vendi është në krizë të plotë dhe është pushtuar nga demonstratat. “E mbështesim popullin tonë për manifestimet, por jo të dhunshme, në mënyrë që të gjithë në Kili të jetojnë në një vend sa më të drejtë”, tha Geri Medel, një prej yjeve të “La Rohas”. (A2 Televizion)