
Me ardhjen e Carlo Ancelotti në drejtimi ne skuadrës, hapësirat për Elseid Hysajn te Napoli u zvogëluan ndjeshëm dhe largimi i kapitenit të Shqipërisë, duket i pashmangshëm në janar ose në merakton e verës.
Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar ka zbuluar në një intervistë për “Radio Punto Nuovo” se në verën e 2018-ës, Chelsea ofroi plot 50 milionë euro për Hysajn, ndërsa tashmë Napoli mund ta humbasë lojtarin pa fituar asgjë, pasi lojtarit i përfundon kontrata në fund të sezonit.
“Çfarëdo të ndodhë me Hysajn, rezultati do të jetë i shkëlqyer. Chelsea ofroi 50 milionë paund në verën e 2018 për të, tashmë Napoli mund ta humbasë atë falas”, tha agjenti i futbollistit.
Në ndeshjet e fundit, Hysaj ka nisur të aktivizohet në Napolin pas riaftësimit të tij nga dëmtimi i rëndë që pësoi pak kohë më parë. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes dhe të dielës, lojtari do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës dhe Francës. (A2 Televizion)