U ngjit në Premier League, por sheiku i nxjerr në shitje

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 19:10 | Futboll
U ngjit në Premier League, por sheiku i nxjerr në shitje

Ngjitja në Premier League edhe pse duhet të ishte një festë për Sheffield United, pati dhe një anë jo shumë pozitive, sidomos për të ardhmen.

Pronari i ekipit, sheiku saudit, Abdullah Al Saud deklaron se kërkon që ta shesë klubin sa më shpejt që të jetë e mundur, madje dhe brenda periudhës kohore përpara se të nisë sezoni i ri.

Al Saud informoi se negociatat me miliarderin nigerian Dozi Mobuosi nuk shkuan në drejtimin e duhur dhe shprehet se po largohet nga Sheffield për shkak të stresit të madh që ka akumuluar në dy vitet e fundit.

“Kam nevojë për pushim, por tifozët e skuadrës e dinë që unë do të jem përgjithmonë një tifoz i madh i skuadrës”, shkruan Al Saud.

Sheffield United siguroi kualifikimin në Premier League, pasi fitores ndaj West Brom, duke u rikthyer në ligën kryesore të futbollit anglez pas një mungese katërvjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos