Nis me zjarr e tym fundjava e Formula 1

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 13:11 | Futboll

Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në F1 ka nisur me zjarr. Në sesionin e parë dhe të vetëm të provave të lira, Alpine e Pierre Gasly mori flakë, duke ndërprerë gjithçka.

Tymi mbuloi të gjithë zonën e pistës ku u ndal njëvendëshja dhe komisarët ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin.

Sa i përket këtyre provave, nuk pati asgjë të re. Red Bull tregoi supremacinë që ka ndaj konkurrentëve, me Verstappen që regjistroi kohën më të mirë, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari. (A2 Televizion)

https://twitter.com/F1/status/1651902395012591616

A2 CNN Livestream

Latest Videos