Kategoria Superiore, Partizani, shanset e titullit kalojnë edhe nga Erzeni

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 16:53 | Futboll
Kategoria Superiore, Partizani, shanset e titullit kalojnë edhe nga Erzeni

Përballë Erzenit për të mos humbur më terren nga Tirana kryesuese dhe për të synuar deri në fund titullin kampion.

Te Partizani e kanë të qartë se me gjashtë ndeshje nga mbyllja e Superiores nuk lejohen më hapa fals.

Trajneri Colella e ka të qartë edhe vështirësinë e përballjes me Erzenin, që edhe pse ka pësuar tre humbje në katër javët e fundit, lufton për mbijetesën.

“Më i rrezikshmi nga të gjithë është pikërisht ai kundërshtar që nuk fiton prej disa javësh. Jemi në fundin e kampionatit, është normale që të gjitha ndeshjet të jenë të vështira. Edhe përballja e fundit ndaj Erzenit, ku fituam 3-0, nuk ishte e thjeshtë. Më në fund do të luajmë në një ditë pa shi dhe nuk do të lagemi. Nëse Hoti ka probleme me klubin, nuk më përket mua. E cilësoj pjesë të ekipit. Edhe mua më përfundon kontrata në qershor, por po jap 100% në punën time”, tha Colella.

Ndeshja Erzeni-Partizani luhet këtë të shtunë në orën 18:00 në "Niko Dovana". Tre orë më përpara, Bylis dhe Laçi do të hapin javën e 31-të të kampionatit me ndeshjen që do të luhet në Ballsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos