Juventus në telashe, Allegri përplaset me yllin serb të ekipit

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 17:35 | Futboll
Juventus në telashe, Allegri përplaset me yllin serb të

Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe tre humbjet radhazi në Serie A kanë bërë që situata te Juventusi mos jetë e qetë. Tanimë mes trajnerit Allegri dhe sulmuesit serb Vlahovic ka pasur një përplasje.

Siç raporton Tuttosport, Massimiliano Allegri duhet të përballet me probleme të ndryshme përveç dyshimeve që lidhen me proceset gjyqësore që mund të rishkruajnë sezonin bardhezi nga jashtë fushës.

Gazeta raporton se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime mes trajnerit të Juventusit dhe disa lojtarëve, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Dusan Vlahovic.

Thuhet se mes Alegrit dhe serbit ka pasur një diskutim të ashpër në ditët e fundit, përpara se ta linte në tribunë kundër Interit për shkak të një lëndim tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos