ISIS sulmon Ministrinë e Jashtme të Libisë, 8 të vdekur

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 09:23 | Bota

ISIS kthehet me terror, dhe përgjak fundvitin në Libi. Sipas autoriteteve të Tripolit, një sulm i koordinuar nga pesë “ushtarë” të Kalifatit ka terrorizuar kryeqytetin libian duke sulmuar godinën e Ministrisë së Jashtme. Forcat e rendit arritën të vrasin tre prej tre, kurse dy shpërthyen me bombat që kishin në trup.

Nga sulmi gjetën vdekjen tre zyrtarë libian, mes tyre Hibraim Shibani, drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë.

Pamje nga Ministria e Jashtme e sulmuar nga ISIS

Libia gjendet në situatë kaosi qysh nga viti 2011, pas rënies së regjimit të Muhammar Gheddaffi. Vendi është e ndarë në dy pjesë, ku Tripoli dhe pjesa perëndimore njihet nga komuniteti ndërkombëtar, kurse pjesa lindore njihet dhe mbrohet nga ushtria kombëtare e gjeneralit Khalifa Haftar.

Por janë shumë zonat që faktikisht janë të pavarura dhe të ndara në fise të ndryshme, jashtë kontrollit qeveritar. Aty prej vitesh është infiltruar ISIS dhe organizata të tjera terroriste, që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre pothuajse të pacenuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos