Italia bën bilancin ditor nga koronavirusi, vetëm 177 raste të reja

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 18:06 | Bota
Italia bën bilancin ditor nga koronavirusi, vetëm 177 raste të

Italia regjistroi 88 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orë e fundit, duke shënuar një rritje të vogël krahasuar një ditë më parë.

Lajmi më i mirë i ditëve të fundit nga Italia është se sipas Emergjencave Civile të infektuarit e rinj kanë qenë vetëm 177.

Në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia gjatë 24 orëve u bënë vetëm 3,410 tamponë, 89 prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 33, 689 viktima nga koronavirusi dhe mbi 233 mijë të prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos