
Italia dhe Belgjika i bashkohen Spanjës dhe Francës në ato që do të jenë përballjet që do të përcaktojnë finalistët e Nations League.
Italia mundi në transfertë 2-0 një Bosnjë pa shumë motivim dhe që do të bie në ligën B vitin e ardhshëm. Golat u shënuan nga Belotti dhe Belardi, që zhvlerësuan fitoren e Holandës në Poloni, 1-2, me gola të Depay dhe Wijnladum.
Lukaku tregon se është në formë dhe shënon dy gola kundër Danimarkës të shokut interist, Christian Eriksen. Belgjika fiton 4-1 dhe me 15 pikë lë pas Anglinë dhe pikërisht danezët që kishin ende mundësi kualifikimi.
Në ligën 2, Hungaria tregon formën e saj të mirë dhe mund 2-0 Turqinë, e cila bie në ligën C, ku mendohej se do t’i drejtohej Serbia, e cila e pati të lehtë fitoren 5-0 me një Rusi pa pretendime. (A2 Televizion)