Nations League, Kosova e mbyll me fitore, mbetet në ligën C

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 22:50 | Futboll
Nations League, Kosova e mbyll me fitore, mbetet në ligën C

Një gol i Mbrojtësit të Dinamo Zagrebit Lirim Kastrati i dhuron fitoren dhe qetësinë Kosovës në Nations League, pas polemikave për performancat e fundit.

“Dardanët” mposhtën me rezultatin 1-0 Moldavinë, në atë që ishte një finale për mos të rënë në kategorinë D të kompeticionit europian. Vlen të theksohet se në minutën 85 mbrojtësi kosovar Dresheviç u ndëshkua me karton të kuq.

Me tri pikët e fituara, Kosova u ngjit në kuotën e 5 pikëve, larg Greqisë dhe kryesueses Slloveni, që ka mbledhur 14 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos