
Ka pësuar një tjetër ulje numri i viktimave në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Emergjencat Civile, në raportimin e tyre ditor, bën me dije se 60 persona të tjera kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës për një total prej 33,475 viktimash.
Një ulje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj, ku në 24 orët e fundit raportohen vetëm 178 raste të reja. (A2 Televizion)