Vala e protestave që tashmë prej një jave përfshijnë disa prej qyteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara po dokumenton ngjarje që ngjasojnë më shumë me skena lufte civile sesa me realitetin e vendit më të fuqishëm në botë.
Në Mineapolis, turma e protestuesve që kishte pushtuar autostradën u hap papritur nga ardhja me shpejtësi të madhe të një kamioni, që për pak nuk u përplas me turmën.
Pamjet dramatike nga ngjarja, që për fat nuk shkaktoi viktima Shoferi i plagosur, Bogan Vechirko, u arrestua më pas
Fatmirësisht tragjedia u shmang, dhe asnjë nuk rezulton i lënduar, përveç shoferit. Në fakt, pas stepjes fillestare, me dhjetëra protestues filluan të rrethojnë mjetin duke shkatërruar çfarë të mundeshin dhe rrezikuar seriozisht jetën e shoferit, një 35-vjeçar me emri Bogdan Vechirko i cili mezi u shpëtua nga forcat e rendit.
Pasi u trajtua për lëndime të marra, shoferi u arrestua me akuzën e sulmit të paramenduar. (A2 Televizion)