
Pas ambasadores se Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe atij të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në vendin tonë, Duncan Norman, për reformën zgjedhore.
Në një postim në Twitter, Norman, shkruan se sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara.
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në #Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar. (A2 Televizion)