Italia vijon betejën me koronavirusin, 79 viktima në 24 orë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 18:07 | Bota
Italia vijon betejën me koronavirusin, 79 viktima në 24 orë

Emergjencat Civile në Itali raportojnë se 79 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vend, një numër i rritur në nivele të vogla krahasuar me ditët e mëparshme.

Rastet e reja të personave të infektuar janë 283, ndërsa të shëruarit janë mbi 2000. Emergjencat raportojnë rënie të mëtejshëm të presionit në strukturat spitalore, ku më shumë se 5000 pacientë janë larguar për të vijuar trajtimin në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë më shumë se 235 mijë persona janë infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos