“Këmba në qafë” është përdorur mesatarisht 1 herë në javë në Mineapolis

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 15:54 | Bota
“Këmba në qafë” është përdorur

Që nga viti 2012, të paktën 58 vetë kanë humbur ndjenjat pasi janë kapur për fyti nga efektiv policie në Mineapolis, ka zbuluar CNN nga një analizë e të dhënave të Policisë së qytetit. Nga 428 vetë tek të cilët është përdorur një teknikë e ngjashme me atë që u përdor ndaj George Floyd, i cili më pas humbi jetën, 14% kanë humbur ndjenjat.

Kjo do të thotë që procedura, e cila është e ndaluar në pjesën më të madhe të rajoneve të policisë, është përdorur rreth një herë në javë në këtë periudhë. Një tjetër e dhënë tregon se rreth 2/3-at e personave të kapur me forcë ishin me ngjyrë, në një qytet ku kjo bashkësi përbën rreth 19% të popullsisë.

https://youtu.be/1ETRxCgwHP8

Ekspertë të sigurisë i thanë CNN se veprimi i efektivit Derek Chauvin, i cili vendosi gjurin mbi qafën e Floyd duke ushtruar presion mbi të për disa minuta, nuk do të klasifikohej si një procedurë e rregullt ndalimi në manualet e policisë. Por në manualin e Policisë së Mineapolisit thuhet se efektivit i lejohet të vendosë dorën ose këmbën mbi qafën e të ndaluarit, pa ushtruar presion mbi rrugët e frymëmarrjes.

Pas arrestimit, efektivi Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe të dytë. Ai do të dalë para gjykatës gjatë këtij muaji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos