Jaht 200 mijë dollarë në javë, Ronaldo nuk kursehet për pushime

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 09:47 | Showbiz

Pasi e mbylli sezonin me një trofe, atë të Ligës së Kombeve me Portugalinë, për Cristiano Ronaldon është koha për pushime.

Ylli portugez fluturoi për në Greqi së bashku me familjen e tij, ndërsa tashmë është zhvendosur në Francë.

Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë dhe në këto pushime nuk është kursyer aspak. “Daily Mail” shkruan se CR7 ka marrë një jaht me qira 200 mijë dollarë në javë.

Sulmuesi i Juventusit është duke pushuar së bashku me familjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos