Japonia përgatitet për gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa rastet me Covid rriten

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 07:35 | Bota
Japonia përgatitet për gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa

Japonia mund të hyjë në një gjendje të jashtëzakonshme këtë javë, ndërsa vendi përballet me raste në rritje të koronavirusit, një numër i tyre janë të lidhur me variantin e ri, që është potencialisht më infektiv.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, kryeministri Yoshihide Suga tha se gjendja emergjente po konsiderohej dhe do të zbatohej për Tokion dhe tri prefekturat fqinje të Chiba, Saitama dhe Kanagaëa. Guvernatorët e të katër rajoneve e kanë nxitur të gjithë kryeministrin Suga për ta bërë këtë, me rritjen e rasteve.

Suga nuk tha se kur qeveria do të merrte një vendim, ose çfarë kufizimesh mund të miratoheshin. Gjendja e parë e jashtëzakonshme e Japonisë, e shpallur pranverën e kaluar, zgjati më shumë se një muaj me shkolla dhe biznese jothelbësore të mbyllura.

Autoritetet japoneze aktualisht janë të kufizuara në kompetencat e tyre për të ndëshkuar ata që shkelin kufizimet, madje edhe në një gjendje të jashtëzakonshme, diçka që qeveria e Suga thuhet se po planifikon të ndryshojë për t’ua mundësuar qeverive lokale.

Kryeministri, i cili mori pushtetin shtatorin e kaluar pas dorëheqjes së Shinzo Abe, ka parë rënien e vlerësimit të tij në javët e fundit, pjesërisht për shkak të trajtimit të tij të pandemisë.

Të dielën, Japonia regjistroi 3150 raste të reja dhe 51 vdekje, duke e çuar totalin e vendit në 244 559, me mbi 3612 viktima. Rajoni më i madh i Tokios ka qenë ndër më të goditurit me 816 raste të reja të dielën, pasi të enjten e kaluar regjistroi një rekord të ri njëditor prej 1337.

Japonia konfirmoi rastet e saj të para të variantit të ri të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, javën e kaluar, duke bërë që qeveria të ndalojë të gjithë udhëtarët e huaj të hyjnë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos