Java nis me ngrica, moti i acartë do të vijojë për disa ditë, temperaturat do të ulen ndjeshëm

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 08:04 | Aktualitet
Java nis me ngrica, moti i acartë do të vijojë për disa

Kjo javë ka nisur me ngrica në të gjithë vendin, ndërsa moti i ftohtë do të na shoqërojë përgjatë gjithë javës. Mëngjesi nisi me temperatura shumë të ulëta, por moti është i kthjellët dhe me diell.

Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se termometri ka shënuar minus 4 gradë në zonat malore, 3 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet nga 6-7 gradë. Ndërsa maksimumi i temperaturave ngjitet në 6 gradë celsius në zonat  malore, kryesisht juglindje, kurse në bregdet në 13 gradë celsius.

Mot shumë i ftohtë dhe me ngrica ka përfshirë edhe rajonin. Termometri ka zbritur në minus 10 gradë në Mal të Zi, kurse në Kosovë e Maqedoni në minus 4 dhe minus 5 gradë celsius.

Pjesa më e madhe e ditës do të jetë me ngrica pasi termometri në zonat e banuara nga shqiptarë, Plavë e Guci, do të jetë me ngrica.

Pas mesjavës do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave. Moti i acartë do të vijojë në të gjithë Ballkanin dhe vendin tonë për disa ditë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/java-nis-me-ngrica-ne-te-gjithe-vendin-por-me-diell/
https://a2news.com/video/termometri-ne-rajon-ka-zbritur-ne-10-grade/

A2 CNN Livestream

Latest Videos