
Youtuberi Jeffree Star, ka reaguar pas thashethemeve se ka një lidhje me Kaney West, romancë e cila ka çuar drejt divorcit reperin me Kim Kardashian.
Star tregoi se është po aq i surprizuar sa të tjerët për përfshirjen e emrit të tij në këtë skandal, të cilin ai e quan krejtësisht të pabazë.
Në një video në kanalin e tij në YouTube, ai thotë se krejt papritur një ditë u zgjua nga mijëra telefonata dhe mesazhe.
“Jam beqar. Unë dhe Kanye nuk kemi dalë kurrë bashkë dhe e gjitha kjo është qesharake.” deklaroi ai duke mohuar kategorikisht lidhjen me Kanye West.
Ai gjithashtu hodhi dyshime se pas këtyre lajmeve fshihet Kris Jenner, e cila sipas tij nuk ndalet me prodhimin e skandaleve për familjen Kardashian. (A2 Televizion)