"Jeni dakord që Basha të rikandidojë për drejtimin e PD?" Flet Gazment Bardhi

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 15:25 | Politikë
"Jeni dakord që Basha të rikandidojë për drejtimin e

Gazment Bardhi nuk pati një përgjigje kur u pyet nga gazetarët për mendimin e tij nëse ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidonte sërish për drejtim e partisë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ai tha se Basha nuk i ka komunikuar ende asgjë.

“Sa kohë nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, as nga institucione, as nga individë, unë nuk mund të flas parathënie. Mua nuk ma ka rikonfirmuar”, u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur nëse Jorida Tabaku ka pranuar që të drejtojë partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, Bardhi theksoi se përgjigjen për këtë duhet ta japë vetë zonja Tabaku. Megjithatë, ai solli në vëmendje, se sipas statutit të PD-së, Tabaku si nënkryetarja e vetme, është aktualisht funksionari më i lartë drejtues i partisë.

Gazment Bardhi përdori një retorikë bashkuese teksa apeloi që të ndalet “gjuha përçarëse që sjell ndasi mes të djathtëve.”

“Këto na çuan në hartën rozë, nga maja deri poshtë në zgjedhjet e 14 majit. Rrezik për PD-në, e Shqipërinë. Është detyra jonë të ofrojmë zgjidhje.”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri po ashtu të ditur se po punohet për një platformë që e forcon partinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos