Qëndrimet e Ramës për situatën në Veri, Berisha: Flet si vasal i Vuçiçit, asgjë nuk e shpëton nga “McGonigal”

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 12:19 | Politikë
Qëndrimet e Ramës për situatën në Veri, Berisha: Flet

Nga foltorja e Parlamentit, Sali Berisha ka akuzuar sot kundërshtarin e tij politik Edi Rama si një “antishqiptar që kujdeset për interesat e aleatit të tij Aleksander Vuçiç.”

Teksa komentonte tensionet në Veri, drejtuesi i PD-së së Rithemelimit dënoi ato që i cilësoi si “sulme të turpshme” të kryeministrit Rama ndaj homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, Berisha theksoi se Rama nuk e ka personale me Kurtin, por se është “skllav i padronit të tij në Beograd.”

"Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç. Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, qëndrimet e mbajtura nga Rama për situatën në Veri kanë si synim që ta shpëtojnë nga e ashtuquajtura “afera McGonigal”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/03/rama-per-bbc-kurti-gaboi-serbia-e-humbi-kosoven-ne-99-koha-per-paqe-e-marreveshje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos