
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë.
Për më tepër se 7 vjet në këtë pozicion, Doracaj shprehet se një nga arritjet ishte realizimi i listave më të mira të zgjedhjeve që u certifikuan dhe nga OSBE-ODIHR.
“Më lejoni të ndaj me ju, vendimin tim që pas 7,5 vitesh në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat jua dedikoj secilit nga ju!
Duke ju uruar shëndet familjarisht dhe suksese në punën tuaj, flm nga zemra Edi Ramës edhe ministrit Çuçi që besuan këtë detyrë tek unë deri sot! Në 30 vite, së bashku ia dolëm të bëjmë listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR!”, shkruan Doracaj. (A2 Televizion)