
Ivi Kaso, ish-sekretar për çështjet zgjedhore i Partisë Demokratike, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se nuk mendon që do të lindë një forcë e re politike nga lëvizja e nisur nga Sali Berisha.
“Ka patur disa lëvizje në PD që kanë nxjerrë në dritën e diellit një pakënaqësi të madhe të anëtarësisë së partisë për mënyrën se si funksiononin gjërat. Në këtë kontekst, ndryshimet statutore sollën një sërë risish, si kthimi i referendumit në parti, dhe nuk duhet të merremi me kuptimin e fshehur të ndryshimit të vulës dhe siglës”, u shpreh Kaso.
“Unë pashë një stadium të mbushur në datën 11, me mbi 4900 delegatë të certifikuar. Është hera e parë që bëhet një gjë e tillë, një praktikë transparence që ishte risi dhe nuk besoj se do ta shohim as në kuvendin e datës 18”, shtoi Kaso. (A2 Televizion)