Ambasada amerikane i përgjigjet Berishës me statistika: 0 anulime të shpalljeve “non grata”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 09:58 | Politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në Twitter tregoi se asnjë prej personave të shpallur “non ngrata” nga DASH në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk rezulton të falur ndonjëherë apo që vendimi të jetë tërhequr.

Përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë nëpërmjet statistikave ilustron tolerancën zero për të gjitha përcaktimet “non grata”, duke iu referuar mbi 200 rasteve në të cilat është përdorur ky mekanizëm.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për t'u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë"

Ambasada e SHBA / Twitter

Një  lajmërim që vjen vetëm disa ditë pasi Sali Berisha në kuvendin e 11 dhjetorit përpara mbështetësve të tij, kërkoi nga DASH rishikimin e vendimit ndaj tij edhe pse më herët kishte paralajmëruar se këtë çështje do ta ndiqte vetëm në rrugë ligjore.

Këtë kërkesë që pati ndaj Departamentit të Shtetit, Berisha i pyetur nga A2 CNN refuzoi ta konsideronte si negociatë për të ulur gjakrat. Edhe pse tha se do ta pranonte kërkesën e faljes, nëse ajo do të vinte, Berisha deklaroi sedo vijojë me gjyqin e hapur në Paris kundër sekretarit Blinken, të cilin e akuzon për shpifje dhe ftoi të gjitha ata që disponojnë prova kundwr tij t’i paraqesin në ketë proces.

https://a2news.com/2021/12/14/deklaratat-e-berishes-reagon-dash-akuzat-ndaj-ambasadores-te-pajustifikuara/

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores. “Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, tha Price.

Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar. Në kuvendin që mblodhi më 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-ja.

https://a2news.com/2021/12/11/sali-berisha-yuri-kim-po-sillet-si-dikur-ambasadori-sovjetik-ne-tirane/

Berisha ka paditur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris, ndërsa ka bërë disa herë thirrje që ai dhe DASH të tregojnë prova për akuzat e tyre se Berisha ka minuar demokracinë dhe se ka përdorur postet shtetërore për të pasuruar veten dhe familjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos