“Ndryshimet në Statut? Praktikë pune, thirrja e Kuvendit Kombëtar duhet të ndjekë procedurën”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 21:25 | Politikë
“Ndryshimet në Statut? Praktikë pune, thirrja e Kuvendit

Një nga pikët që më shumë diskutohet në teknikalitetet që pasojnë përballjen në PD, ka të bëj me ndryshimet në Statut, që u depozituan vetëm pas Kuvendit të thirrur më 11 dhjetor nga mbështetësit e Sali Berishës.  

Marash Logu, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike, në A2 CNN flet për një praktikë normale pune.

“Kuvendi i 17 korrikut ka qenë i zgjedhur në përputhje me Statutin, ku ka prekur vendime të rëndësishme , si përshembull zgjedhja e Këshillit Kombëtar. Edhe për shkak të ngarkesës që ka kërkuar periudha zgjedhore, është shtyrë në kohë, por jemi brenda afatit ligjor për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin dhe në organet drejtuese”, thotë ai në emisionin “Debat”.  

Sipas tij, ai Kuvend nuk ka “ngjashmëri me çfarëdolloj praktike që po ndiqet, më 17 Korrik, pati dakordësi të plotë nga të gjithë delegatët, deputetët etj”.

Po si e cilëson ai Kuvendin e 11 dhjetorit? “Kam respekt për çdo mbledhje të demokratëve, qoftë në një kafe ose në një stadium.  Thënë kjo , ka një procedurë për sa i përket thirrjes se Kuvendit Kombëtar.  Tre janë subjektet e Kuvendit që mund të kryejnë këtë akt, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe në raste të veçantë një e katërta ka mundësi ta kërkojë, por paraqet një kërkesë para institucionit të Partisë Demokratike, procedura është shumë e rëndësishme, sepse i jep legjitimitet çdo gjëje”.

Por a nuk quhet delegatë ata që u mblodhën në stadiumin Air Albania nga ish-kryeministri Berisha? “Unë nuk e di, mund të kenë qenë ose jo, do ta dinim në qoftë se pala tjetër do të kishte respektuar procedurat”, përgjigjet Logu.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos