
Ylli i “Game of Thrones”, Kit Harington po rehabilitohet në Shtetet e Bashkuara për shkak të stresit.
Aktori i njohur për rolin e Jon Snow, nisi disa trajtime javë më parë, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare.
Publicisti i tij tha se Harington po punon në zgjidhjen e disa problemeve personale. Aktori tha se ka pasur një valë të madhe emocionesh pas filmimit të skenës së fundit të “Game of Thrones”, serial në të cilin punoi për 8 sezone.
Në intervistat e ndryshme, 32-vjeçari zbuloi se si është të xhirosh skenat finale të Jon Snow. Harington thotë fillimisht ishte ndjerë mirë, por më pas kishte ndjerë emocione të forta. Pas cakut të fundit aktori zbuloi se kishte shpërthyer në lot. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e vetme ku Harington preket. Përveç stresit, Harington po trajtohet edhe për probleme me alkoolin. (A2 Televizion)