Yjet e modës, nga Festivali i Filmit, Formula 1... te shampanja

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 09:59 | Showbiz

Bella Hadid dhe Kendall Jenner janë dy nga modelet më të paguara në industrinë e modës gjatë viteve të fundit, e po ashtu dy bukuroshet janë edhe shoqe të ngushta.

Përgjatë dy javëve të fundit, ato kanë qëndruar në Francë, ku në Kanë është mbajtur edhe Festivali i 72 i Filmit.

Por ky udhëtim i tyre sigurisht që nuk u ndal vetëm në Kanë, madje për asnjë moment atyre nuk i munguan udhëtimet dhe luksi.

Teksa Festivali i Filmit uli siparin mbrëmjen e së shtunës, vajzat 22 dhe 23 vjeçare janë fotografuar teksa hipën në jahtin e ankoruar në Monako, ku ndoqën edhe provat zyrtare të Formula 1.

Ndërkohë, në udhëtimin e tyre të luksit nuk mungoi edhe plazhi e motorët e ujit... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos