Juventus dhe Inter ndahen në barazim, vetëm 10 minuta për Asllanin

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 23:03 | Futboll
Juventus dhe Inter ndahen në barazim, vetëm 10 minuta për

Juventus dhe Inter e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Cuadrado shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 83, me një diagonale të fortë nga brenda zonës.

Në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, arbitri akordoi penallti për Interin për një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Bremer. Lukaku e shndërroi në gol 11-metërshin, por disa sekonda më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një sherri me Cuadrado.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, nisi një sherr masiv në fushë, që përfundoi me kartonë të kuq për Handanovic dhe Cuadrado.

Edhe pse pritej ta niste këtë ndeshje si titullar, Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në minutën e 80 të ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos