Bëhet zyrtare, Vllaznia emëron në krye të pankinës Sedloskin

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 07:09 | Futboll
Bëhet zyrtare, Vllaznia emëron në krye të pankinës

Pas largimit të Mirel Josës, drejtuesit shkodran nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur shpejt për timonierin e ri të skuadrës.

Goce Sedloski do të jetë në krye të pankinës kuqeblu deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

Lajmi e ka zyrtarizuar vetë faqja e klubit e cila me anë të një postimi, njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes. Si trajner maqedonasi ka fituar shumë trofe, ndërsa ka patur suksese edhe në aventurën europiane me Shkupin, teksa luajti deri në ndeshjet playoff të kompeticioneve evropiane. Përveç kësaj, Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze.

Gjithashtu, ai ka qenë asisten në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Objektivi i kuqebluve mbetet titulli kampion, ndonëse përballë Tiranës dhe Partizanit detyra e shkodraneve është shumë e vështirë. Aktualisht, Vllaznia është në vendin e katërt me 38 pikë, 9 larg kryesuesve të kryeqytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos