Nxehet derbi, Partizani e Tirana “sherr” për tribunat e tifozëve

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 17:31 | Futboll
Nxehet derbi, Partizani e Tirana “sherr” për tribunat e

Nxehet derbi Partizani-Tirana. Vetëm pak orë përpara se skuadrat të zbresin në fushën e stadiumit kombëtar, si skuadër pritëse Partizani publikoi ndarjen e tribunave dhe çmimet e biletave të ndeshjes.

Në tribunën qendrore, biletat kushtojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë të reja, në tribunën përballë nga 1000 deri në 1500 lekë të reja, ndërsa në tribunat pas portave, aty ku do të pozicionohen grupimet ultrase, janë edhe biletat më të lira, të cilat kushtojnë 500 lekë.

Pikërisht pozicionimi i tifozëve të organizuar është bërë edhe mollë sherri mes rivalëve të përjetshëm. Klubi i Partizanit vendosi që mbështetësit e Tiranës të qëndrojnë në tribunën Vasillaq Zëri, ose ndryshe tribuna jugore, në krahun e Liqenit Artificial.

Kundër këtij vendimi kanë reaguar klubi dhe tifozët bardheblu. Pretendimi është se edhe në stadiumin e vjetër “Qemal Stafa”, ata kanë qëndruar gjithmonë në tribunën veriore mbrapa portave, e cila mban edhe emrin e legjendës së klubit, Fatmir Frashëri, e që për momentin është rezervuar për mbështetësit e Partizanit.

Në luftën e klubeve është përfshirë edhe Policia e Shtetit. Sipas uniformave blu, tifozët e Tiranës duhet të qëndrojnë në tribunën veriore mbrapa portave, në të kundër është e pamundur të garantohet rendi para, gjatë dhe pas ndeshjes. Si zakonisht, derbi ka nisur me shkëndija, duke premtuar spektakël në fushë dhe në tribuna në mbrëmjen e së premtes.

ÇMIMETE BILETAVE

Tribunat qendrore 5 000 lekë, 4 000 lekë, 3 000 lekë

Tribuna përballë 1 500 lekë, 1 000 lekë

Tribunat pas portave 500 lekë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos