
Carlo Ancelotti ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, pas shkarkimit të tij nga posti i teknikut të ekipit të Napolit. Tekniku italian falënderoi të gjithë klubin e Napolit për eksperiencën e mrekullueshme që kishte kaluar.
“Të gjitha falënderimet e mija shkojnë për klubin, punonjësit e tij, lojtarët, stafin dhe presidentin, për mundësinë që më dhanë për të kaluar një eksperiencë të mrekullueshme në qytetin e bukur të Napolit”, shkruan tekniku në llogarinë e tij në Twitter.
Presidenti i Napolit, De Laurentis vendosi të shkarkojë të martën për rezultate të dobëta Carlo Ancelottin edhe pse po atë ditë ai fitoi 4-0 ndaj ekipit të Genk në Champions League, duke e kualifikuar ekipin për në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
Menjëherë u zgjodh dhe pasuesi i tij në stol, i cili do të jetë Gennaro Gattuso. (A2 Televizion)