
Sulmuesi i Polonisë dhe Bayern Munchen, Robert Lewandowski mbështet vendim e marrë nga federata polake për të mos i luajtur ndeshjet e play-off kundër Rusisë në mars, për shkak të pushimit që Rusia i bëri Ukrainës.
“Më duket një vendim i drejtë”, shkruan në Twitter sulmuesi, pas deklaratës së presidentit të federatës polake Kulesza, për të bojkotuar ndeshjen me rusët. “Nuk mund ta imagjinoj se si mund të luajmë një ndeshje me ekipin kombëtar të Rusisë, në një situatë kur agresioni ushtarak vazhdon në Ukrainë. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por nuk mund të pretendojmë se nuk po ndodh asgjë”, shkruan në Twitter sulmuesi 33-vjeçar.
Të enjten FIFA u shpreh se është duke monitoruar situatën, pas deklaratës së përbashkët të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, për të mos i luajtur ndeshjet e play-off të Kupës së Botës në Rusi. (A2 Televizion)