Ndryshon formula, Superliga europiane “rikthehet” me numër të pakufizuar skuadrash

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 17:52 | Futboll
Ndryshon formula, Superliga europiane “rikthehet” me numër

Telenovela e Superligës Europiane është rikthyer sërish në skenë. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona kanë mëndur një tjetër formulë për kompeticionin që do të bashkonte 12 ekipet më të mira në Europë.  Edhe pse ky format pati shumë konstatime nga tifozët por edhe vetë klubet 3 ekipet themeluese të saj nuk dorëzohen.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, tre skuadrat janë gati të ndryshojnë formulën e parashikuar fillimisht: jo më një kompeticion me numër të kufizuar, por një turne që do të aksesohet përmes pozicionit në kampionatet kombëtare.

Pritet që presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli të flasë të enjten dhe të prezantojë propozimet e reja të kompeticionit.

https://a2news.com/2021/05/20/superliga-shokoi-futbollin-media-prestigjioze-zbulon-pas-klubeve-rebele-fshihej-fifa/

Sipas të gjitha gjasave formula e re, do t’i jepte një mundësi dhe skuadrave modeste që aktualisht nuk mund të përfitojnë nga ndeshjet e nivelit të lartë. Kjo do të bënte që bota e futbollit të  ishte  dhe më demokratike, një situatë e kundërt me atë të idesë së parë. Megjithatë një skenar i tillë mbetet vetëm në letra, pasi akoma nuk ka diçka zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos