Interi nuk shënon më, rast i humbur për kreun e Serie A

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 23:54 | Futboll
Interi nuk shënon më, rast i humbur për kreun e Serie A

Interi nuk përfiton nga barazimi i Milanit, dhe humb një shans të madh për të kaluar në krye të kampionatit italian. Ekipi i Inzaghit nuk është më ai i fillimit të sezonit, dhe problemet më të mëdha janë në sulm.

 Nga ai që ishte sulmi më i mirë i Serie A, në 13 ndeshjet e fundit zikaltrit kanë shënuar vetëm 6 herë. Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Genoas virtualisht në vendin e fundit, Interi barazoi pa gola, duke patur shumë pak raste, përtej një shtylle të D’Ambrosio.  

Madje, në pjesën e parë, ishin xhenoanët që patën rastin më të mirë për të shënuar, pas një gabimi të Brozovic, që së bashku me Barellën duken “kushërinjtë” e atyre që dominonin mesfushën.

Tashmë nga gabimet  e milanezëve mund të përfitojë Napoli, por edhe ekipe që dukeshin jashtë garës si Atalanta dhe Juventus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos