
Nuk kishte një fitues në supersfidën Tottenham-Manchester United pasi 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 2-2.
Në debutimin e trajnerit të ri 31-vjeçar, Tottenham u pa tërësisht një tjetër skuadër edhe pse takimi nuk nisi në mënyrën më të mirë.
“Djajtë e kuq” shënuan dy herë brenda pjesës së parë. Fillimisht Sanco kaloi ekipin në avantazh, pas tij, Rashford dyfishoi rezultatin. Pas golit të dytë të gjithë menduan se fitorja do të ishte e thjeshtë për skuadrën e Ten Hag, por nuk rezultoi kështu.
Në pjesën e dytë, Tottenham reagoi në minutën e 56′ që pas një rrëmuje në zone, shkurtoi diferencën me Pedro Poro. United kishte mundësinë për të shënuar dhe golin e tretë me Bruno Fernandesh, por vetëm traversa i mohoi festën. Nga ana tjetër, vendasit provuan me Son dhe Dier, por asnjë nga ata nuk kishte shënjestrën e duhur.
Megjithatë, koreani e shleu gabimin vetëm pak më vonë kur pas një kombinimi me Kane vendosi baraspeshën në fushë. Kaq mjaftoi që dy ekipet të ndanin pikët me njëri-tjetrin në një barazim që nuk ndihmon asnjë. Aktualisht, Tottenham ngjitet në kuotën e 54 pikëve, gjashtë më pak se United, me “Djajtë e kuq” që kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)