
Luka Modric do të qëndrojë te Real Madrid të paktën dhe për një sezon tjetër.
Siç raporton spanjollja “AS”, kroati ka refuzuar milionat e Arabisë Saudite dhe do të qëndrojë në Spanjë, me madrilenët.
Mesfushori ka marrë konfirmimin dhe nga Presidenti Florentino Perez, që me kënaqësi është i gatshëm të mbajë Modricin dhe për një vit pjesë të “Los Blancos”. (A2 Televizion)