
Një finale italiane. Kjo është dhurata që mund të marrin mbrëmjen e sotme Juventusi dhe Roma në Europa League. Dy skuadrat e Serie A kanë shansin që të sigurojnë biletën në finalen e 31 majit në Budapest.
Juventusi niset nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë me Sevilla. Përballja në Torino ishte mjaft e vështirë, madje bardhezinjtë arritën të evitonin humbjen vetëm në fund. Gjithsesi, skuadra e Allegrit do të provojë që ta sigurojë kualifikimin në Spanjë.
Misioni është mjaft i vështirë, sepse andaluzianët janë ekipi më ekspert i Europa League, turne të cilin e kanë fituar në gjashtë raste, një rekord për evenimentin.
Angel Di Maria mbetet ylli tek i cili do të jetë e përqendruar loja e Juventusit. Me 4 gola të shënuar dhe tre asist, argjentinasi është lojtari më produktiv i skuadrës. Bardhezinjtë kërkojnë të kthehen në një finale europiane gjashtë vjet pas humbjes 4-1 me Realin në Champions League.
Në anën tjetër, Roma e jose Mourinho kërkon të fitojë trofeun e dytë kontinental në dy sezone. Pas suksesit në finalen e Tiranës në Conference League, tani verdhekuqtë janë të favorizuar për të arritur finalen e Europa League.
Rrjeta e Bove në ndeshjen e gjysmëfinalen e fituar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen i ka dhënë një avantazh të rëndësishëm kryeqytetasve, që besojnë te kualifikimi. (A2 Televizion)