
Juventusi shuan polemikat e javëve të kalura m enje fitore bindëse ndaj Bologna, me rezultatin 3-0.
Rezultati i zhbllokua me një gol të serbit Kostic, blerja e verës që deri tani nuk kishte dhënë rezultatet e duhura.
Në pjesën e dytë zhbllokohet edhe serbi tjetër, bomberi Dujan Vlahovic, i cili në pjesën e parë kishte dhënë edhe asist për bashkatdhetarin Kostic.
Vulën e fitores ia vuri si gjithmonë polaku Milik, një blerje kjo që deri më tani ka tejkaluar pritshmëritë.
Me fitoren e sotme, Juventusi ngjitet ne kuotën e 13 pikëve, ende larg nga dyshja Napoli dhe Atalanta, me këtë të fundit që fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës, duke treguar qartë që këtë sezon nuk do të kërkojë lojën e bukur dhe golat e shumtë, por tre pikët që mund ta rikthejnë në Champions League. (A2 Televizion)