FIFA, e vendosur për Botërorin çdo dy vite

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 13:07 | Futboll
FIFA, e vendosur për Botërorin çdo dy vite

FIFA është e vendosur për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vite. Ka qenë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infatino, ai i cili e ka parë këtë eveniment gjigant si frytdhënës jo vetëm për të, por kryesisht për federatat e vogla që do të përfitonin shuma marramendëse.

Sipas tij, problemi i vetëm mbetet për disa vende që do t’u duhet të ndryshojnë kalendaret ndërkombëtare, çfarë mund t’u sjellë probleme financiare me sponsorët apo kontratat e ndryshme.

Megjithatë, FIFA mendon se të ardhurat që priten nga Kupa e Botës nuk do të krahasoheshin me humbjet dhe është gati të sigurojë financime e fonde deri në 25 milionë dollarë për secilën federatë.

Çdo federatë do të përfitojë deri në 16 milionë dollarë në katër vite, për të mbuluar shpenzimet dhe ndryshimet e kalendarit ndërkombëtar, për të siguruar që Botërori të zhvillohet çdo dy vite. Plus 9 milionë dollarë fonde për projekte e investime.

Pjesë e kësaj është dhe Shqipëria, që mund të përfitonte 25 milionë dollarë çdo katër vite nga ky projekt, por, siç mësohet, vendi ynë ka dalë kundër planit të Infantinos.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos