Juventusi mposht Interin dhe rimerr kryesimin e Serisë A. Dybala, gol kryevepër

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 22:35 | Futboll

Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Interit, duke "përjashtuar" nga lufta për titull zikaltërit dhe njëkohësisht duke rimarrë vendin e parë të Serisë A, që mbahej nga Lazio.

Bardhezinjtë shënuan dy gola në pjesën e dytë me anë të Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala.

Uellsiani përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në rrjetë, ndërkohë që argjentinasi realizoi pas një aksioni kryevepër të nisur nga vetë ai dhe të finalizuar po vetë.

Goli i Aaron Ramsey
Goli i Paulo Dybala

Ndërkohë, Interi nuk pati forcën të reagonte, me Lukakun krejtësisht në hije, gjë që e detyroi trajnerin Conte që ta zëvendësonte atë në minutën e 77 me Alexis Sanchez.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson me 63 pikë, e ndjekur nga Lazio me 62, ndërkohë që Interi shkëputet nga kreu me 54 pikë, por me një ndeshje më pak sesa Juve e Lazio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos