
Derbi i Mançesterit shkon për United. Në “Old Trafford” ishin të zotët e shtëpisë ata që fituan me rezultatin 2-0 ndaj City dhe morën 3 pikë që i fusin në garë për një vend në zonën Champions.
Në minutën e 30-të ishte Anthony Martial ai që shënoi golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Solskjaer.
Edhe pse City kishte zotërimin e topit në 70% të kohës, nuk arriti të ishte efikas përpara portës. Në rastin e vetëm kur dërgoi topin në rrjetë, goli për ekipin e Guardiolës u anulua për një pozicion jashtë loje të dyshimtë.
Goli i dytë për Manchester United u shënua nga McTominay në sekondat e fundit të ndeshjes. (A2 Televizion)